Sarri dëshiron ta mbajë Khediran, kërkon largimin e Emre Can

  • 12 August 2019 - 11:49
Sarri dëshiron ta mbajë Khediran, kërkon largimin e Emre Can

Te Juventusi nuk ka më vend për 6 futbollistë nga grupi aktual.

Nga 8 emra gjithsej 6 sakrifikohen, ku mes tyre spikatin lojtarë si Dybala Mandzukic, por edhe Matuidi e Khedira.

Pikërisht ky i fundit gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar me valixhe në duar dhe ka pasur kontakte me skuadra të ndryshme të Premier Leagues, por mesa duket Sarri dëshiron ta mbajë gjermanin pasi e ka bindur paraqitja e Khediras në sfidën ndaj Atletico Madrid dhe goli që ai realizoi.

Në këtë mënyrë një nga të sakrifikuarit e bardhezinjëve në mesfushë mund të mos jetë futbollisti me origjinë tuniziane, por shoku i tij në kombëtare Emre Can.

Sarri i ka kërkuar Paraticit të heqë nga merkato Khediran dhe pikërisht në listën e shitjeve mund të përfundojë Emre Can i cili nuk e bind plotësisht trajnerin e kampionëve të Italisë.

(Kosova Sot Online)