Ribery mendon të qëndrojë në Europë, e duan në Itali e Gjermani

  • 12 August 2019 - 14:21
Ribery mendon të qëndrojë në Europë, e duan në Itali e Gjermani

Franck Ribery ishte shumë pranë tërheqjes nga futbolli ndërsa tani francezi është në mes të një morie ofertash nga klube shumë të rëndësishme.

Sulmuesi francez fillimisht mendoi të emigronte në Katar ose Arabinë Saudite, por tani janë Schalke, Werder Bremen dhe Fiorentina që duan shërbimet e 36-vjeçarit.

Në veçanti klubi vjollcë është gati t’i japë një rol të rëndësishëm në fushë ish yllit ë Bayern Munchen që tashmë është gati të vendosë nëse do të luajë ende në Bundesliga apo të zbarkojë në Serinë A.

Franck Ribery i dha lamtumirën Bayernit pas 12 sezoneve, ku bëri 425 paraqitje, shënoi 124 gola dhe fitoi shumë trofe.

(Kosova Sot Online)