Inter Miami, zbulohet super blerja e parë e Beckham

  • 12 August 2019 - 14:52
Inter Miami, zbulohet super blerja e parë e Beckham

Edinson Cavani do të jetë blerja e parë e madhe e David Beckham.

Pas Neymar, i cili pritet të kthehet në La Liga gjatë merkatos së verës, duket se PSG do të humbasë një yll tjetër në merkaton e dimrit.

Sipas “Fox Deportes”, sulmuesi uruguaian do të transferohet te skuadra e Inter Miami, që do të bëjë debutimin e saj në MLS në 2020-ën.

Kontrata e Cavanit me klubin francez skadon në qershorin e 2020-ës dhe ai do të luajë me PSG-në deri në dhjetor dhe në janar do të nisë aventurën e tij të re.

(Kosova Sot Online)