Bayerni e do huazimin e Coutinhos për dy vjet
Gjiganti bavarez duket i vendosur për ta transferuar mesfushorin brazilian të Barcelonës.
Pasi i siguroi shërbimet e Ivan Perisicit, Bayern Munichu i ka hedhur sytë kah Spanja.
Gjiganti bavarez ia ka vënë syrin mesfushorit ofanziv të Barcelonës, Philippe Coutinho.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni gjerman ia ka kërkuar gjigantit katalunas futbollistin në formë huazimi për dy vjet, me mundësi blerjeje përfundimtare më pas.
Oferta e parë e Bayernit nuk ka qenë e kënaqshme për Barcelonën.
Megjithatë, kampioni spanjoll është i interesuar ta huazojë futbollistin, i cili shfaqi formë të zbehtë në Camp Nou deri më tash.
Derisa Bayerni duhet ta përmirësojë ofertën fillestare, Paris Saint-Germaini e ka në opsion Coutinhon si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit.
(Kosova Sot Online)