Napoli lëviz për Llorenten

  • 13 August 2019 - 14:07
Napoli lëviz për Llorenten

Klubi italian ia ka vënë syrin sulmuesit spanjoll pasi dështoi në disa pista këtë verë

Napoli ka dështuar totalisht këtë verë në afatin kalimtar.

Klubi napolitan është refuzuar nga yjet e futbollit, të cilët i kishte objektiva.

E tash, klubi nga “San Paolo” ia ka vënë syrin sulmuesit Fernando Llorente.

Aktualisht, futbollisti spanjoll është lojtar i lirë pasi e kaloi një eksperiencë në Tottenham.

Sipas Sky Sports, sulmuesi shtatgjatë do të vendosë për të ardhmen e tij pasi i la Spurs këtë verë.

Përpos ish-futbollistit të Valencias dhe Juventust, Napoli këto ditë synon ta transferojë edhe mesfushorin meksikan të PSV Eindhovenit, Hirving Lozano. 

(Kosova Sot Online)