Zyrtare: Klubi i Superligës ndërron status, kalon në shoqëri aksionare

  • 13 August 2019 - 17:04
Zyrtare: Klubi i Superligës ndërron status, kalon në shoqëri aksionare

Pas FC Prishtinës, edhe klubi i futbollit Ferizaj ka kaluar në statusin e shoqërisë aksionare.

Klubi i futbollit Ferizaj e ka ndërruar statusin sot.

Klubi kosovar i IPKO Superligës së Kosovës në futboll e ka dhënë lajmin e madh për ferizajasit përmes rrjeteve sociale.


“Zyrtare: klubi ynë është ne shoqeri Aksionare. Sot, zyrtarisht morëm çertifikatën e biznesit për klubin tonë KF. Ferizaj e cila edhe zyrtarishte ështe pjes shoqeris Aksionare. Urime Ferizaj”, ka shkruar klubi kosovar.

Së fundmi, Ferizaj ra në duar të biznesmenëve anglezë, të cilët dëshirojnë të investojnë në futbollin kosovar, duke e bërë këtë klub me pamje evropiane.

Vite më parë, edhe FC Prishtina kishte kaluar në shoqëri aksionare.

(Kosova Sot Online)