Një superndeshje angleze për një superkupë europiane – fiton Liverpool

  • 14 August 2019 - 23:52
Një superndeshje angleze për një superkupë europiane – fiton Liverpool

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Chelsea. Katër gola të shënuar, një ndeshje e hapur dhe shumë raste të krijuara për gol. Por në fund ishin penalltitë që përcaktuan fatin e kësaj ndeshje të cilat superkupen europiane ia dhanë  Liverpoolit

Liverpool-Chelsea ndoshta mund të konsiderohet e vetmja superkupë e cila zgjati 120 minuta por dukej se ishte më e shkurt se 45 minuta.

Aksione, goditje shtyllash, spektakël dhe katër gola e përcollën atë për 120 minuta dhe në fund ekzekutim të penalltive që sollën emocione pafund.

Chelsea hyri në këtë ndeshje si jo favorit, sidomos pas humbjes 4-0 nga Manchester United në vikend. Por, në Stamboll gjërat ishin tërësisht ndryshe.

Ishin ata të parët të cilët shpesh dilnin para mbrojtjes se Liverpool duke vënë në vështirësi portierin Adrian.

Shenja e parë e Chelsea ishte një goditje e shtyllës nga Pedro e që më vonë Giroud, pasi që kishte humbur tri mundësi shënimi finalizon në mënyrën më të mirë, duke shënuar në minutën 36-të pas një pasimi të Pulisic.

(Kosova Sot Online)