Lampard mbron Abrahamin: “Tammy duhet ta mbajë kokën lart”

  • 15 August 2019 - 09:51
Lampard mbron Abrahamin: “Tammy duhet ta mbajë kokën lart”

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, i ka ofruar mbështetjen e tij Tammy Abraham, pasi ky i fundit humbi penalltinë e vetme të finales së Superkupës së Europës në Stamboll, kundër Liverpool.

Pasi nëntë lojtarët e parë i konvertuan penalltitë e tyre në gola, pas barazimit 2-2 pas 120 minutave lojë, Abraham e pa goditjen e tij të pritej nga portiere kundërshtar, Adrian, çka e dërgoi trofeun te “Reds”.

Lampard e mbështet sulmuesin e tij në këtë moment: “Tammy duhet ta mbajë kokën lart. Kjo është pjesë e futbollit, e të qenit lojtar i nivelit të lartë. Ju dëshironi të godisni penalltinë e pestë, por mund të humbasësh atë”.

Trajneri i ri i Chelsea ishte krenar për performancën e skuadrës së tij në në Stamboll. Një përmirësim i madh u vu re, vetëm pak ditë pasi “Blues” humbën 4-0 ndaj Manchester United, në sfidën e tyre hapëse të Premier League, të dielën e kaluar: “Lojtarët e mi treguan personalitet. Ishte një ndeshje e ashpër, kundër një skuadre fantastike si Liverpool.

“T’i marrim me radhë, që nga Jorginho. Shihni N’Golo Kante, që mezi është stërvitur, të flasim për Kurt Zouma, Andreas Christensen. Unë mund të ndalem te të gjithë, sepse bënë një paraqitje të pabesueshme. Jam vërtet krenar për ta. E di se kemi humbur, por jam i sigurt për sezonin pas kësaj ndeshjeje“.

(Kosova Sot Online)