“Neymar mund të kishte qenë pasuesi i Messit e Ronaldos nëse nuk do të kishte shkuar në PSG”

  • 15 August 2019 - 11:40
“Neymar mund të kishte qenë pasuesi i Messit e Ronaldos nëse nuk do të kishte shkuar në PSG”

U largua nga Barcelona për të qenë lider, për ta fituar më shumë “Topin e Artë”, përfundoi shumë poshtë. Villas-Boas i tregon Neymarit se këtë çmim individual mund ta kishte fituar aty ku ishte, në “Camp Nou”.

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, mendon se nëse Neymar nuk do të ishte larguar nga Barcelona, sot do ta kishte fituar “Topin e Artë” dhe edhe më shumë në të ardhmen.

Por, tani, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar dhe niveli i brazilianit nuk është si dikur.

27-vjeçari vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, derisa edhe Real Madridi është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit.

“Neymar është lojtar i rëndësishëm në botën e futbollit. Për mua, ka qenë lojtari që mund të kishte qenë pasuesi i Ronaldos e Messit për “Topin e Artë”. Por ai nuk i rikuperoi gjithë kualitetet që tregoi te Barcelona”, u shpreh Villas-Boas. 

(Kosova Sot Online)