Chiellini: Sarri është i përpiktë, ai po kërkon shumë nga ne

  • 15 August 2019 - 12:08
Chiellini: Sarri është i përpiktë, ai po kërkon shumë nga ne

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini pranon se është “goditur” nga mënyrat e përpikta të shefit të ri të shtabit teknik, Maurizio Sarri.

Ky i fundit e zëvendësoi Max Allegrin si trajner të Torinos më herët gjatë verës gjersa rreth strategut ka folur edhe mbrojtësi italian.

“Ajo që më ka goditur është se sa i përpiktë në të gjitha gjërat që bën”, tha futbollisti për televizionin e klubit.

“Mund të themi se është i përpiktë në nivelet më të larta sepse gjithmonë kërkon përsosmëri. Unë mendoj se kjo është ajo që më ka goditur më së shumti”. 

“Ky ekip gjithmonë u ka dhënë përgjigje të gjithëve kur është duhur, por tani po bëjmë disa ndryshime”, tha futbollisti.

Ndryshe, paraqitjet e Bianconerëve gjatë ndeshjeve para sezonale kanë qenë të luhatshme. Kampioni italian ka pësuar humbje kundër Tottenham Hotspur dhe Atletico Madridit dhe ka realizuar fitore përmes penalltive ndaj Interit.

(Kosova Sot Online)