Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos

  • 15 August 2019 - 16:27
Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos

Sulmuesi i PSV-së, Hirving Lozano më në fund është i lirë të nënshkruajë për Napolin, pasi një marrëveshje prej 42 milionë eurosh thuhet se u arrit mes dy klueve.

Lazono ka treguar formë të lartë në vitet e fundit me klubin holandez dhe kombëtaren e Meksikës duke u bërë kështu një objektiv real i italianëve.

Sipas mediumeve Voetbal International dhe Tuttomercatoweb, Lozano ka vendosur për Napolin, me klubet dhe lojtarin që kanë arritur marrëveshje totale rreth transferimit. 

Sidoqoftë, testet mjekësore nuk pritet të kryhen deri të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

Kjo pasi sipas Voetbal International, PSV ka ende ‘çështje administrative’ për përfunduar me ish-klubin e lojtarit, meksikanët e Pachucas.

Tuttomercatoweb, nga ana tjetër, pretendon se vonesa ka të bëjë me detajet e fundit të mbetura mbi të drejtat e imazhit.

Sidoqoftë, ai do të bëhet një shitje rekord për klubin holandez dhe nga ana tjetër – blerja më e kushtueshme në historinë e Napolit.

(Kosova Sot Online)