Roma e do Lovrenin

  • 15 August 2019 - 16:39
Roma e do Lovrenin

Qendërmbrojtësi kroat pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Milani

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Klubi italian e ka prioritet futbollistin e Juventusit, Daniele Rugani, por ndërkohë po shikon edhe për alternativa.

Sipas Sky Sports, Giallorossi ia ka në vënë syrin edhe qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Dejan Lovren.

Roma po dëshiron ta marrë futbollistin në formë huazimi për një vit, me opsion për ta blerë atë përfundimisht pas një viti.

Gjithashtu, interesim për nënkampionin botëror me Kroacinë interesim ka shfaqur edhe Milani.

Lovren ka përfunduar në bankinë tek Liverpooli, ku po luajnë rregullisht Joe Gomez e Joel Matip. 

(Kosova Sot Online)