“Transferimi i Coutinhos, rrezikim për Bayernin”

  • 15 August 2019 - 16:46
“Transferimi i Coutinhos, rrezikim për Bayernin”

Stefan Effenberg nuk e sheh zgjidhje të duhur transferimin e brazilianit në Gjermani

Stefan Effenberg mendon se Bayern Munichu do të rrezikonte nëse e transferon Philippe Coutinhon në “Allianz Arena”.

Mediat gjermane raportojnë se gjiganti bavarez është duke planifikuar ta huazojë yllin brazilian nga Barcelona.

Mirëpo, legjenda gjermane e sheh më të nevojshëm transferimin e Mario Mandzukicit nga Juventusi sesa të ish-futbollistit të Interit, Espanyolit e Liverpoolit.

“Coutinho ka kualitete të mëdha, por transferimi për Bayernin do të ishte një rrezikim. Bayerni ka nevojë për dikë që mund të ndihmojë menjëherë, që nuk ka nevojë për kohë të ambientohet. Prandaj, ka zgjidhje më rë mira sesa Coutinho, mendoj unë”, ka thënë Effenberg.

“Mandzukic do të ishte transferi i dytë më i mirë absolutisht pas Perisicit. Kroati do ta ndihmonte Bayernin të kthehet aty ku dëshiron të jetë, në mesin e më të mirëve të Evropës”, përfundoi legjenda gjermane. 

(Kosova Sot Online)