Pse ekspertët e Bundesligës mendojnë se ky do jetë viti i Dortmundit

  • 16 August 2019 - 12:40
Pse ekspertët e Bundesligës mendojnë se ky do jetë viti i Dortmundit

Bayern Munichu është në kërkim të një titulli të tetë radhazi të Bundesligës, mirëpo Borussia Dortmundi duket se është në pozitë të mirë për t’i dhënë dominimit të rivalit të tyre.

Pas gjysmës së sezonit të kaluar, Borussia Dortmundi ishte në pozitë të mirë për ta larguar nga froni i Bundesligës Bayern Munichun.

Viti i ri bëri që lojtarët e rinj e të talentuar të Lucien Favre të hasin në disa pengesa, të cilat i mjaftuan Bayernit për ta rimarrë kreun e tabelës dhe për ta fituar trofeun e shtatë radhazi të ligës gjermane.

E gjitha kjo garë e sezonit të kaluar bën që tani tifozët të presin një rivalitet edhe më të zjarrtë. Para se të fillojë sezoni i ri sonte, gazetarët e AS për Bundesligë e kanë parashikuar fituesin dhe nënkampionin e Bundesligës.

Kampion – Borussia Dortmund

Për dallim nga vendimi i redaksisë së AS se Manchester City do ta mbrojë titullin e kampionit të Premierligës, paneli i gazetarëve ka vendosur që kampioni i ri i Bundesligës për sezonin 2019/20 të jetë Dortmundi.

Dortmundi konsiderohet favorit për shkak të cilësisë së mrekullueshme të sulmit, që është përforcuar me ardhjet e Julian Brandt dhe Thorgan Hazard. E gjitha që i duhet tani është që ata të jenë të gatshëm ta përballojnë presionin.

Nënkampion – Bayern Munich

Përkundër që puna e tyre gjatë afatit kalimtar të verës nuk ishte mbresëlënëse, Bayern Munichu ende konsiderohet njëra ndër fuqitë më të mëdha në Bundesligë.

Por, redaksia e AS mendon se skuadra e Niko Kovacit nuk do të shpallet kampione për shkak se nuk i zëvendësoi siç duhet Arjen Robbenin dhe Franck Riberyn. 

(Kosova Sot Online)