McGregor grushton plakun që s’pranon të pijë uiski me të

  • 16 August 2019 - 12:47
McGregor grushton plakun që s’pranon të pijë uiski me të

Më herët këtë vit, ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, hyri në një lokal në Irlandë dhe e grushtoi me dorën e majtë një burrë, i cili nuk pranoi të pijë alkool. Videoja tani është publikuar online.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së, Conor McGregor, nuk e ka pasur asnjë ndeshje zyrtare që nga viti i kaluar, kur e hupi mundësinë të jetë sërish kampion kundër Khabib Nurmagomedovit, transmeton Gazeta Express.

Por, kjo s’do të thotë se McGregor nuk është zënë me askënd gjatë kësaj kohe.

TMZ kishte raportuar në prill se McGregor e kishte grushtuar një plak pasi që ai s’kishte pranuar të pinte uiski me të. Pas këtij incidenti, irlandezin e përzunë menjëherë nga lokali dy persona të tjerë.

 

(KosoAutoritetet në Irlandë janë lajmëruar për këtë incident dhe tashmë hetimet kanë filluar, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj irlandezit.

(Kosova Sot Online)