Man City – Tottenham, derbi i fundjavës në Angli

  • 16 August 2019 - 18:18
Man City – Tottenham, derbi i fundjavës në Angli

Kampioni i Anglisë do të përballet me nënkampionin e Evropës në derbin e Premierligës

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të kampionatit anglez të futbollit.

Derbi i Premierligës do të jetë ai në mes të Manchester Cityt dhe Tottenhamit, i cili do të zhvillohet të shtunën.

Kampioni aktual i Anglisë do ta kërkojë fitoren e parë sezonale në shtëpi, kurse nënkampioni i Evropës synon të nxjerrë pikë në “Etihad Stadium”.

Kampioni evropian, Liverpool e viziton Southamptonin, kurse Chelsea do të ketë punë me Leicester Cityn.

E Manchester Unitedi do ta mbyllë këtë xhiro me ndeshjen që do ta zhvillojë ndaj Wolverhamptonit. /Gazeta Express/

Premierliga – Java e dytë

SSK1 E shtunë 13:30 Arsenal – Burnley

E shtunë 16:00 Aston Villa – Bournemouth

E shtunë 16:00 Brighton – West Ham

E shtunë 16:00 Everton – Watford

E shtunë 16:00 Norwich – Newcastle

SSK1 E shtunë 16:00 Southampton – Liverpool

SSK1 E shtunë 18:30 Manchester City – Tottenham

SSK1 E diel 15:00 Sheffield United – Crystal Palace

SSK1 E diel 17:30 Chelsea – Leicester

SSK1 E hënë 21:00 Wolverhampton – Manchester United

(Kosova Sot Online)