Ceballos dhe Pepe dhuruan spektakël për tifozët në “Emirates”

  • 17 August 2019 - 15:52
Ceballos dhe Pepe dhuruan spektakël për tifozët në “Emirates”

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të tjera në Premierligë, pasi e mposhti 2-1 Burnleyn.

Pas triumfit të vështirë në udhëtim, prej 0-1 kundër Newcastle United, Arsenali ka siguruar fitoren e dytë në Premierligë për sezonin 2019/20.

“Topçinjtë” triumfuan 2-1 në Emirates kundër Burnley, në një ndeshje ku shkëlqeu i transferuari në formë huazimi nga Real Madridi, Dani Ceballos.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe ardhjen tjetër të re Pepe, i cili u inkuadrua në lojën në pjesën e dytë, në minutë e 46’ në vend të Reiss Nelson.

Si Ceballos, ashtu edhe Pepe dhuruan paksa spektakël për mijëra tifozë në “Emirates”.

 

(Kosova Sot Online)