Zidane shpenzoi 300 milionë euro, por zyrtarisht Mardidi e nis sezonin me ekipin e vitit të kaluar

  • 17 August 2019 - 15:55
Zidane shpenzoi 300 milionë euro, por zyrtarisht Mardidi e nis sezonin me ekipin e vitit të kaluar

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Celta Vigos dhe Real Madridit

E shtuna është dita e Real Madridit që do të bëjë debutimin në sezonin 2019/2020 në udhëtim ndaj Celta Vigos.

Në orën 17:00 Los Blancos i pret një ndeshje shumë e vështirë për më tepër që trajneri Zinedine Zidane nuk do të ketë të gatshëm yllin e ri të ekipit belgun Eden Hazard i cili është dëmtuar dhe do të humbasë tre sfidat e para të kampionatit.

Pavarësisht blerjeve të shumta në këtë merkato, si Hazard, Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo që i kanë kushtuar Realit më shumë se 300 milionë euro, ndaj Celtas do të zbresë në fushë garda e vjetër, madje edhe Bale që ishte me valixhe në duar është titullar në sulm, së bashku me Vinicius Junior.

James Rodriguez është në stol.

Në Vigo, Reali ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe shpreson që t’i buzëqeshë fati edhe sot për të krijuar menjëherë një diferencë prej tre pikësh ndaj Barçës në klasifikim.

Celta Vigo: Pas Pak

Real Madrid:

Image

(Kosova Sot Online)