Rashica e nis sezonin e ri të Bundesligës me një asist dhe disfatë

  • 17 August 2019 - 18:18
Rashica e nis sezonin e ri të Bundesligës me një asist dhe disfatë

Ndeshja e parë e sezonit të ri, 2019/20, të Bundesligës, nuk shkoi sipas planeve të Milot Rashicës e Werder Bremenin, të cilët pësuan disfatë në shtëpi me rezultat 3:1 kundër Fortuna Dusseldorfit.

Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica, ishte titullar në këtë ndeshje, mirëpo ai luajti vetëm për 65 minuta lojë, pasi që në atë moment trajneri Florian Kohfeldt vendosi ta zëvendësojë atë me Nicolas Fullkrug.

Megjithatë, gjatë kohës së ishte në fushë, Rashica i la gjurmët e veta pasi që e asistoi golin e vetëm të Bremenit në këtë ndeshje, të shënuar nga Johannes Eggestein në minutën e 47-të. Me këtë gol, Bremeni e barazoi rezultatin, pasi që Dusseldorfi kishte shënuar në pjesën e parë.

Megjithatë, 30 minutat e ardhshëm shkuan keq për skuadrën e kosovarit, pasi që brenda 12 minutave ata i pranuan dy gola, të parën nga Kenan Karaman e të dytën nga Kaan Ayhan.

SofaScore e vlërsoi Rashicën si lojtarin e dytë më të mirë në fushë, përkundër që trajneri Kohfeldt vendosi ta zëvendësojë atë. Rashica e mori notën 7.4, ndërsa më i mirë se ai u vlerësua mesfushori Nuri Sahin, me notë 7.9.

(Kosova Sot Online)