Alex Sandro: Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Sarrit

  • 18 August 2019 - 16:00
Alex Sandro: Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Sarrit

Alex Sandro insiston se Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Maurizio Sarrit pas vetëm një muaji pune së bashku.

Juventus fitoi miqësoren e tyre të dytë radhazi, pasi të shtunën mposhtën Triestina 1-0 dhe Alex Sandro beson se skuadra e tij është e gatshme të fitojë në nën stilin e Sarrit.

“Nuk mund të pres që të filloj sezoni”, ka thënë fillimisht Sandro për Sky Sport Italia. 

“Sarri është ndryshe nga Allegri, por ne tashmë kemi mentalitetin e tij. Ne dimë çfarë të bëjmë. Duhet të përmirësohemi, por jemi në rrugën e duhur”.

“Ai kërkon që të jemi komandues dhe të kemi më shumë topin në këmbë, por edhe fitorja është e rëndësishme dhe gjithmonë ka qenë në mentalitetin tonë”.

“Skuadra është në një formë të mirë teknike dhe fizike. Duhet të përmirësohemi, por jemi aty”.

“Interi dhe Napoli dëshirojnë të fitojnë Scudetton, ata duan të na mposhtin dhe është më e vështirë për ne që të ruajmë titullin çdo sezon”, përfundoi braziliani.

(Kosova Sot Online)