Ribery i hapur për kalim në Fiorentina

  • 18 August 2019 - 17:39
Ribery i hapur për kalim në Fiorentina

Franck Ribery është i hapur për një kalim në Fiorentina, shkruan Sky Sport Italia, me Dynamo Moskën dhe Spartak Moskën që po ashtu i janë ofruar aty

Legjenda e Francës është lojtar i lirë pasi që i skadojë kontrata me Bayern Munich në moshën 36 vjeç, por ai mendon se ende nuk është koha për pension.

Për të thuhet se kishte pasur interesim edhe nga Arsenali dhe Eintracht Frankfurt, por Sky Sport Italia me anë të ekspertit të transferit Gianluca Di Marzio insiston se Fiorentina është favorit.

Ai është gati për ti negociuar termat personal, edhe pse propozimet për pagë ishin shumë më të majme nga Dinamo Moska dhe Spartak Moska.

Sulmuesi i majtë anësor kurrë nuk ka luajtur në Itali, kurse ka luajtur edhe për; Boulougne, Olympique Ales, Stade Brest, FC Metz, Galatasaray dhe Olympique Marseille.

Ribery iu bashkua Bayern Munich më 2007 dhe shënoi 124 gola dhe bëri 182 asiste në 425 ndeshje garuese.

(Kosova Sot Online)