Bie nga sistemi platforma online e shitjes së biletave të Kosovës

  • 19 August 2019 - 14:15
Bie nga sistemi platforma online e shitjes së biletave të Kosovës

Platforma online www.tiks.app, e cila e mundëson blerjen e biletave online të Përfaqësueses së Kosovës, ka rënë nga sistemi momentalisht

Tifozët kosovarë mezi presin të dalin në shitje biletat online për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator.

Të dyja skuadrat do të përballen në kryeqytetin kosovar, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

 

Mirëpo, vetëm pak orë pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për daljen në shitje të biletave në orët e pasdites së sotme, tifozët ia kanë mësyrë me të madhe uebfaqet që merret me shitjen e biletave, në pritje të daljes në shitje të tyre, pasi shtëpia e futbollit kosovar nuk njoftoi saktësisht se në cilën orë fillon shitja.

Prandaj, për momentin është e pamundur të kyçesh në platformën online, www.tiks.app.

(Kosova Sot Online)