“Diskutuam me Robbenin, tha se nuk e ka problem dhe ia dhuruam numrin ‘10’ Coutinhos”

  • 19 August 2019 - 16:54
“Diskutuam me Robbenin, tha se nuk e ka problem dhe ia dhuruam numrin ‘10’ Coutinhos”

Robben ka dhënë ‘ok” që Coutinho ta bartë numrin 10 te Bayerni.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se para se Philippe Coutinhos t’i dhurohet numri 10, kanë diskutuar me legjendën që këtë verë i dha lamtumirën Bavarezëve, Arjen Robben.

Rummenigge, Coutinho dhe Salihamidzic gjatë prezantimit në “Allianz Arena”

Ai zbuloi se këtë vit, për t’i nderuar dy legjendat, Franck Ribery dhe Arjen Robben, kishin vendosur që t’i bllokonin numrat ‘7’ dhe ‘10’.

“Hasan (Salihamidëië, drejtori sportiv i klubit), ka qenë në kontakte me Arjen Robben sepse nuk donim që t’i jepnim këtë vit numrin ‘7’ dhe ‘10’. Por, Arjen nuk ka asnjë problem me këtë dhe i ka uruar shumë fat Coutinhos. Përderisa ia kemi dhuruar numrin ‘10’ Coutinhos, është shenj se ne llogarisim në të!”, deklaroi Rummenigge.

Philippe Coutinho gjatë prezantimit te Bayern Munich në “Allianz Arena”

Coutinho është transferuar në formë huazimi nga Barça te Bayerni për 8.5 milionë euro, plus klubi gjerman do t’ia paguajë rrogën lojtarit, 12 milionë euro neto në sezon.

Nëse klubi gjerman vendos ta blejë përfundimisht brazilianin në qershor të vitit 2020, Bayerni duhet t’i derdhë 120 milionë euro tjera në arkat e Barcelonës.

(Kosova Sot Online)