Wanda: Icardi s’do të shkojë në Monaco

  • 19 August 2019 - 17:44
Wanda: Icardi s’do të shkojë në Monaco

Monaco është përjashtuar si opsion për Mauro Icardin.

Është gruaja dhe agjentja e sulmuesit që ka konfirmuar se Mauro Icardi nuk do të shkojë në Francë te Moanco.

Ishte raportuar se Monaco ka ofruar 65 milionë euro dhe një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon për Icardin, por argjentinasi preferon Juventusin.

Sido që të jetë, për “TyC Sports” Wanda ka thënë: “Ai nuk do të shkojë te Monaco”.

Ajo ka shpjeguar se Interi preferon ta shesë te ndonjë klub në Itali dhe e pranon se Juventusi është destinacioni i preferuar i 26-vjeçarit.

Edhe pse sipas “Corriere dello Sport”, numri një i Interit, Steven Zhang, është duke refuzuar që ta shesë ish-kapitenin te klubi nga Torino. 

(Kosova Sot Online)