Silva ende shpreson se Neymar do të qëndrojë në PSG

  • 19 August 2019 - 18:27
Silva ende shpreson se Neymar do të qëndrojë në PSG

Silva ende beson se Neymar do të qëndrojë në PSG, derisa Barcelona e Real Madridi vazhdojnë të insistojnë për 27-vjeçarin.

27-vjeçari, Neymar Junior, është duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga Paris Saint Germain.

Barcelona dhe Real Madridi janë dy klubet që e duan më së shumti brazilianin, por gjasat më të mëdha janë që ai të kthehet në “Camp Nou”.

Sido që të jetë, kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, ende shpreson që Neymar do të qëndrojë në Francë, edhe pse është i vetëdijshëm se gjërat janë të komplikuara paksa.

“Natyrisht që na mungon”, tha Silva pas humbjes së PSG-së nga Rennes. “Shpresoj që në fund, ai do të qëndrojë me ne sepse është djalosh i shkëlqyer dhe i rëndësishëm për këtë ekip, por duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar veror”.

Kur u pyet nëse ai mendon se Neymar do të qëndrojë në PSG, 34-vjeçari u shpreh: “Nuk mund përgjigjem, por ndjej se mund të qëndrojë”.

“Neymar është i rëndësishëm për këtë ekip, dhe ai vendos nëse është i lumtur për të qëndruar apo jo. Duhet të presim deri në fund për të parë nëse do të qëndrojë apo jo”. 

(Kosova Sot Online)