Juve dëshiron ta “rrëmbejë” talentin e Barcelonës

  • 19 August 2019 - 18:46
Juve dëshiron ta “rrëmbejë” talentin e Barcelonës

Juventusi raportohet se është takuar me zyrtarët e Barcelonës për të diskutuar transferin e mbrojtësit të majtë, talentit të ri Juan Miranda

Sipas RAC1 dhe Goal.com, Romeo Agresti, drejtori sportiv i Juves Fabio Paratici ka shkuar në Barcelonë për të negociuar një marrëveshje për Mirandan.

Takimi është bërë më herët gjatë ditës së sotme dhe RAC1 shkruan se Daniele Rugani është përmendur si një shkëmbim më të.

Megjithatë, Agresti ia ka tërhequr vërejtjen Olympique Marseille janë në përparësi pasi që ata dëshirojnë ta marrin atë për një sezon huazim.

19 vjeçari ka luajtur katër herë për skuadrën e parë të Blaugranas sezonin e kaluar dhe përfaqëson grupmoshat e Spanjës të nivelit U19.

Megjithatë, rruga e tij për të startuar në 11 e parë në Camp Nou është bllokuar pas arritjes së Junior Firpos nga Real Betis.

(Kosova Sot Online)