Manchester United kërkon fitoren e dytë në Premier Ligë sonte kundër Wolves

  • 19 August 2019 - 20:14
Manchester United kërkon fitoren e dytë në Premier Ligë sonte kundër Wolves

Pas superparaqitjes kundër Chelsea, Manchester United sot do të luajë kundër Wolverhampton Wandereres si mysafirë

Ky është një test i vështirë për Manchester pasi që dihet se Wolves vitin e kaluar ishte njëra prej skuadrave më të mira në Angli, madje ata arritën që të kualifikohen për në Europa Ligë.

Kurse sonte United ia ka besuar sulmin Martialit dhe Rashfordit ndërkaq kanë startuar edhe blerjet e reja të këtij ekipi si Maguire dhe Wan Bissaka.

(Kosova Sot Online)