Reagimi i tifozit të vogël që shkon në stadium për herë të parë

  • 20 August 2019 - 11:50
Reagimi i tifozit të vogël që shkon në stadium për herë të parë

Videoja e reagimit të një tifozi të vogël të Evertonit pasi hyri për herë të parë në “Goodison Park” është bërë viral nëpër rrjetet sociale.

Tifozi i Evertonit, Glenn Ryan, e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, një video të djalit të tij, i cili shkoi për herë të parë në stadiumin e Evertonit, klubit të tij të preferuar.

Djaloshi mbetet i mahnitur nga pamja e stadiumit “Goodison Park”, stadiumit të Evertonit me 39,221 ulëse.

Megjithatë, tifozëve në Twitter u ra më shumë në sy fakti që djaloshi i vogël arriti të hyjë brenda në stadium me kapak në shishen e tij, pasi që rojet e sigurimit zakonisht i detyrojnë tifozët t’i lënë kapakët jashtë stadiumit, për shkaqe sigurie.

Djaloshi i vogël pati arsye për t’u gëzuar edhe më shumë, pasi që Evertoni e fitoi atë ndeshje, kundër Ëatfordit, me rezultat 1:0. Golin e fitores e shënoi Bernard në minutën e dhjetë të ndeshjes.

Ky rezultat ishte më i mirë se ai i xhiros hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës, kur Evertoni barazoi pa gola kundër Crystal Palace. 

(Kosova Sot Online)