Torreira te Milani, agjenti zbulon pse dështoi transferimi

  • 20 August 2019 - 19:32
Torreira te Milani, agjenti zbulon pse dështoi transferimi

Milani e kërkoi me ngulm Lucas Torreiran e Arsenal, pasi ishte kërkesë e trajerit Marco Giampaolo.

Edhe pse trajneri e donte mesfushorin në Milanello, ishte ekipi anglez që ndaloi këtë lëvizje.

Menaxheri i futbollistit, Pablo Bentancur, ka konfirmuar diçka të tillë duke i shkelur syrin dhe në janar ekipit italian, duke qenë se sezoni i ri nuk ka nisur mirë për uruguaianin me shtatë minuta në dy ndeshje.

“Ishte një mundësi reale, pasi Giampaolo është në zemrën e Torreiras”. 

“Arsenali nuk ka qëllim që ta shesë lojtarin. Lucas është mirë, klubi është i lumtur me të”.

“Ky do të jetë viti i konfirmimit me fanellën e Arsenalit. Milani është Milan, do të jetë gjithmonë një skuadër e rëndësishme, edhe në ditët e sotme që ka probleme ekonomike”, deklaroi agjenti.

(Kosova Sot Online)