Shumë klube të mëdha evropiane e duan talentin Havertz, Leverkuseni synon t’i fitojë 100 milionë euro

  • 21 August 2019 - 13:22
Shumë klube të mëdha evropiane e duan talentin Havertz, Leverkuseni synon t’i fitojë 100 milionë euro

Bayer Leverkuseni pranon se ata po përballen me humbjen e shërbimeve të talentit të madh gjerman, Kai Havertz, në fund të sezonit.

Një numër i madh klubesh më të mëdha të Evropës janë në kontakt me Bayerin në lidhje me një marrëveshje për Havertz.

Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenali janë përmendur të gjithë si kërkues të talentit. 

Megjithatë, mediumi i njohur Sport1 raporton se Leverkuseni beson se mund të fitojë 100 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit gjerman.

Leverkuseni po e bazon çmimin e kërkuar tek 120 milionë eurot e paguara nga Atletico Madridi për ish-lojtarin e Benficas, Joao Felix.

Para disa ditësh u raportua se Bayerni ka arritur marrëveshje për transferimin e Havertz, por si duket Leverkuseni është i interesuar për ankand.

(Kosova Sot Online)