Ronaldo: Çdo lojtar po vlen 100 milionë euro pa e dëshmuar vetveten

  • 21 August 2019 - 13:23
Ronaldo: Çdo lojtar po vlen 100 milionë euro pa e dëshmuar vetveten

Cristiano Ronaldo dha një intervistë për rrjetin televiziv portugez TVI dhe analizoi tregun aktual të futbollit.

“Është e vështirë të bësh llogaritjet në futbollin aktual. Ka shumë futbollist me potencial të madh dhe se industria e futbollit është më ndryshe”, tha fillimisht njëherë kampion evropian me Portugalinë.

Ai konsideron se çmimet e paguara nga skuadrat për disa lojtarë janë të ekzagjeruar pasi që po transferohen lojtarë me shumë të mëdha para se lojtarët të dëshmojnë vetveten. 

“Duke lënë mënjanë rastin e Joao Felixity, çdo lojtar vlen 100 milionë euro, madje pa treguar asgjë”, tha ai duke shtuar se tani “Ka më shumë para në futboll. Një mbrojtës dhe një portier mund të vlejnë 70 ose 80 milionë euro. Unë nuk pajtohem, por kjo është bota ku jetojmë dhe duhet të respektohet”, pohoi lojtari i Juventusit.

Ai ndër të tjerash ka deklaruar se ka gjasa që vitin e ardhshëm të pensionohet si futbollist aktiv dhe të merret me punë të tjera.

Ndryshe, Ronaldo u transferua gjatë verës së kaluar tek Juventusi pas një qëndrimi nëntëvjeçar te Real Madridi.

(Kosova Sot Online)