Ronda Rousey e sakaton gishtin gjatë xhirimeve të “9-1-1”

  • 21 August 2019 - 17:13
Ronda Rousey e sakaton gishtin gjatë xhirimeve të “9-1-1”

Ronda Rousey për pak sa nuk e ka humbur tërë gishtin e dorës në një aksident të frikshëm gjatë xhirimeve të serisë televizive “9-1-1”.

Ylli i WWE dhe ish-luftëtarja e MMA, po xhironte sezonin e tretë të dramës së FOX-it, kur dorën ia kishte zënë dera.

Ajo ka zbuluar se dera e anijes ia kishte zënë dorën gjatë xhirimit. Ronda është dërguar me urgjencë në spital ku doktorët ia kanë ribashkuar ashtin e gishtit dhe ia kanë qepur atë.

Ronda nuk ka treguar se kur i kishte ndodhur incidenti, pro iu rikthye punës të nesërmen.

Ajo e publikoi një fotografi të dorës në Instagram dhe shkroi: “Mjekësia e sotme po më mahnit.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rondarousey (@rondarousey) on


(Kosova Sot Online)