Ribery: Jam i bekuar nga Fiorentina

  • 21 August 2019 - 19:06
Ribery: Jam i bekuar nga Fiorentina

Franck Ribery ndihet i bekuar dhe i lumtur që ka nënshkruar kontratë të re me, sic e ka quajtur, një klub të madh në një qytet të madh, si Fiorentina.

Anësori francez i kaloi plot 12 vjet në Bayern Munich, por kontrata me gjigantin gjerman i mbaroi në qershor të këtij viti dhe mbeti lojtar i lirë.

Mëngjesin e sotëm, ai mbërriti në Itali dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare me Fiorentinën.

“Përshëndetje Fiorentina”, shkroi Ribery në Instagram.

“Një kapitull i ri po nis për mua dhe familjen time. Jam i bekuar dhe i lumtur që po nënshkruaj kontratë të re me një klub të madh në një qytet të madh”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)