Dzeko: Florenzi ma ofroi shiritin e kapitenit që të nënshkruaja

  • 21 August 2019 - 20:33
Dzeko: Florenzi ma ofroi shiritin e kapitenit që të nënshkruaja

Edin Dzeko ka bërë të ditur se Alessandro Florenzi ia kishte ofruar shiritin e kapitenit në përpjekje për ta bindur të qëndrojë te Roma.

Sulmuesi boshnjak i befasoi të gjithë kur vendosi ta vazhdonte kontratën me Giallorossët, pasi spekulohej shumë se do t’i bashkohet Interit.

“Jam i lumtur kur e shoh se të tjerët janë të lumtur për qëndrimin tim me bashkëlojtarët. Nuk dua t’i quaj vetëm ashtu. Ata janë po ashtu shokë, vëllezër”.

“Ata më kanë bërë vazhdimisht presion, më thoshin: ‘Nuk do të shkosh askund, qëndro këtu’. Kam raporte të mrekullueshme me secilin”. 

“Pellegrini dhe Florenzi më thoshin çdo ditë: ‘Do të qëndrosh’. Florenzi më tha: ‘Nëse nënshkruan, do ta jap shiritin e kapitenit'”.

“Dhe pastaj kur nënshkrova, më tha: ‘Është i yti’, por unë ia ktheva: ‘Jo, ti je Ale. Ti je kapiteni ynë dhe do të mbetesh'”, ka deklaruar 33-vjeçari për Roma TV.

(Kosova Sot Online)