Liverpooli e nis betejën për talentin 100 milionë eurosh

  • 22 August 2019 - 11:31
Liverpooli e nis betejën për talentin 100 milionë eurosh

Afati kalimtar veror mund të jetë mbyllur para dy javësh në Premierligë, por kjo nuk e ka penguar Liverpoolin ta nisë një betejë për Kai Havertz.

Sipas mediave në Gjermani, të kuqtë synojnë ta transferojnë yllin e Bayer Leverkusenin, i cili vlerësohet 100 milionë euro në tregun e transferimeve.

Mesfushori sulmues, 20-vjeçar, i shënoi 20 gola në 42 ndeshje për Leverkusenin sezonin e kaluar.

Sport 1 pohon se të kuqtë po bëjnë betejë me Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea për shërbimet e të riut.

Por, jo vetëm kaq, sepse për ta arritur një marrëveshje për të, skuadra e Jurgen Klopp duhet ta mposhtë edhe konkurrencën nga Real Madridi dhe Barcelona verën e ardhshme.

 

(Kosova Sot Online)