Sanchez me një këmbë te Interi, zbulohet numri i fanellës te zikaltërit

  • 22 August 2019 - 21:31
Sanchez me një këmbë te Interi, zbulohet numri i fanellës te zikaltërit

Alexis Sanchez mund ta marrë fanellën me numrin 11 te Interi.

Siç raporton "Corriere dello Sport", kiliani kishte kërkuar numrin 7-të, por momentalisht ky numër i takon Mauro Icardit dhe Sanchez pritet që ta marrë fanellën me numrin 11-të.

Inter dhe Manchester United thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi i saj. 

Neroaxurët janë të gatshëm t'i ofrojnë kilianit pagë prej 4 miliona eurove në sezon.

Nga ana tjetër Manchester United nuk ka gjetur ende pasuesin e kilianit, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në largimin e Sanchez te Interi.

(Kosova Sot Online)