Sanches, gjithnjë e më afër Francës

  • 23 August 2019 - 12:44
Sanches, gjithnjë e më afër Francës

Bayern Munichu po planifikon ta shesë në fund të afatit kalimtar mesfushorin ofanziv portugez

Renato Sanches kishte zbarkuar në Bayern Munich si një yll i së ardhmes.

Mirëpo, mesfushori ofanziv portugez ka dështuar ta arsyetojë këtë pritje në “Allianz Arena”.

Prandaj, gjiganti bavarez po planifikon ta shesë futbollistin.

Sipas “Le10Sport”, interesim serioz për futbollistin ka shfaqur Lille në Francë.

Kampioni gjerman e kishte refuzuar ofertën fillestare prej 25 milionë eurosh, por duket se tashmë është arritur marrëveshja pasi Lille e ka përmirësuar ofertën.

22 vjeçari e ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayerni, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2016 nga Benfica.

Ndërkohë, Sanches ishte huazuar në Swansea City në sezonin 2017/2018.

(Kosova Sot Online)