Fakte të çuditshme në futboll që s’tingëllojnë të vërteta

  • 23 August 2019 - 14:48
Fakte të çuditshme në futboll që s’tingëllojnë të vërteta

Disa fakte për botën e futbollit janë aq të çuditshme saqë nuk duken të vërteta. Pas një “tweet-i” të parë, rrjeti social Twitter u mbush me postimet e tifozëve të futbollit që po përmendin fakte të tilla.

@AssombalonbaSZN e nisi një trend të madh në rrjetin social Twitter kur u kërkoi tifozëve të futbollit të përmendnin fakte që s’duken të vërteta. Postimi i tij mori qindra përgjigje, ndërsa më poshtë mund t’i lexoni më interesantet.

1. Phil Jones është më i ri sesa Neymari

2. Balotelli e regjistroi vetëm një asist në karrierën e tij në Premierligë

3. Ronaldo brazilian është vetëm 8 vjet më i madh sesa Cristiano Ronaldo

4. Leeds United është klubi i fundit që është shpallur kampion i Angli me një trajner anglez (1992)

5. Adam Johnson ka më shumë asiste në Premierligë sesa Jesse Lingard në gjashtë vjetët e fundit, edhe pse Johnson ka qenë në burgën për gjysmën e kësaj periudhe

6. Kur Boca Junior u themelua, pronarët s’mund të vendosnin për ngjyrat e fanellave. Ata u pajtuan të shikonin në horizont për anijen e parë që kalon, ngjyrat e së cilës do të vendoseshin në fanella. Anija ishte suedeze, kështu që Boca Juniors tani mban ngjyrën e verdhë dhe të kaltër

7. Asnjë fanellë e Nicklas Bendtner nuk u shit gjatë kohës sa ai ishte në Juventus

8. Tottenhami është i vetmi klub në histori të futbollit anglez që e ka fituar FA Cup edhe pa garuar në ligën e nivelit të parë

9. Evertoni e fitoi ligën në Anfield edhe para se të ekzistonte Liverpooli

10. Në sezonin 1992/93 të Premierligës, Norwichi u radhit në pozitën e tretë, edhe pse kishte dalim në gola -4. 

(Kosova Sot Online)