Supergoli i Muriqit zgjidhet më i miri i javës

  • 23 August 2019 - 16:18
Supergoli i Muriqit zgjidhet më i miri i javës

Fenerbahce e ka filloi sezonin e ri në Superligën turke fundjavën e kaluar dhe sulmuesi kosovar ka shënuar një supergol kundër Gezisehir Gazientep.

Vedat Muriqi e ka nisur si më së miri aventurën e tij në Turqi duke shënuar supergol për Fenerbahce.

Muriqi mori një top të mirë nga Emre Belozoglu në minutën e 17-të të asaj ndeshje për t’u liruar nga një lojtarë dhe pastaj me një supergoditje shënon një supergol.

Image

Sulmuesi kosovar debutoi kështu me gol në ndeshjen e parë të Super Ligës së Turqisë me Fenerbahcen.

Pikërisht ky gol i Muriqit u votua si më i miri i javës në Turqi në BeIN Sports të Turqisë.

(Kosova Sot Online)