Ballkani i Ismet Munishit, e deklason kampionin e Kosovës

  • 24 August 2019 - 19:02
Ballkani i Ismet Munishit, e deklason kampionin e Kosovës

KF Ballkani i ka treguar sot muskujt kundër kampionit në fuqi të Kosovës, KF Feronikelin duke e mposhtur atë në shtëpi me rezultat 3-1

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në IPKO Superligën e Kosovës ku janë ndeshur KF Ballkani-KF Feronikeli.

KF Ballkani ishin shumë më të mirë në këtë ndeshje.

Goli i parë për ta u arrit në minutën e pestë ku shënoi Blendi Baftiu kurse në minutën e 19 Ballkani e dyfishoi epërsinë në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë kampioni arriti që të shënoi gol me anë të Haxhi Nezirajt në minutën e 48-të, por Ballkani erdhi të goli i tretë në minutën e 53-të, ku shënoi përsëri Baftiu.

Gjërat për Feronikelin u vështirësuan edhe më shumë kur në minutën e 72-të me të kuq u ndëshkua Yll Hoxha.

Në anën tjetër Ferizaji nuk ka arritur ta mbaj ritmin e xhiros së parë ku mposhti Dritën pasi u mposht në shtëpi nga Gjilani.

Në dy pjesët Gjilani shënoi nga një gol. Fillimisht ishte Fjoart Januzi që shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë kurse goli i dytë erdhi nga Gerhard Progni në minutën e 48 të pjesës së dytë.

Gjilani e trefishoi epërsinë në minutën e 90 ku shënoi Tomislav Busic. 

(Kosova Sot Online)