Sezoni i ri, Milani i vjetër

  • 25 gusht 2019 - 20:05
Sezoni i ri, Milani i vjetër

AC Milan e ka nisur sezonin si mos me keq. Skuadra e Marco Giampaolo ka humbur sot në vizitën e tyre në stadiumin Dacia Arena ku është mundur nga Udinese me rezultat të ngushtë 1-0

AC Milan e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ata sonte ishin mysafirë të Udineses derisa kanë humbur ndeshjen e parë në Serie A, me rezultat të ngushtë 1-0.

Pjesa e parë filloj me një dominim më të madh të Milanos por që shumë pak shanse arritën që të krijojnë për gol.

Në pjesën e dytë Udinese ishin më të mirë dhe krijuan disa mundësi shënimi.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 72-të pas një harkimi nga këndi të De Paul, i cili gjeti për mrekulli Rodrigo Becaon duke shënuar kështu golin e parë dhe të vetëm në ndeshje.

Milan kërkoi golin e barazimit deri në minutën e fundit dhe pati edhe një ankesë për penallti, por që pas rishikimit të VAR ajo nuk u dha.

Kështu, Milan e nis me humbje sezonin e ri, derisa në ndeshjen e radhës e pret Brescian. 

(Kosova Sot Online)