Muriqi pas golit: Krahë për krahë drejt titullit

  • 26 August 2019 - 11:01
Muriqi pas golit: Krahë për krahë drejt titullit

Sulmuesi kosovar e ka shënuar edhe golin e dytë me Fenerbahçen, në fitoren ndaj Istanbul Basaksehir. Futbollisti prizrenas thotë se krahë për krahë me shokët do të shkojnë drejt titullit të kampionit në Superligën turke.

Vedat Muriqi po vazhdon me formë të mirë edhe tek Fenerbahçe, njëjtë siç kishte bërë në fanellën e Rizesporit sezonin e kaluar.

Sulmuesi kosovar e ka gjetur golin e dytë në fanellën e klubit nga Stambolli, në fitoren në udhëtim ndaj Istanbul Basaksehirit fundjavën që shkoi.

Muriqi shënoi gol të bukur në fitoren 2:1 dhe për momentin po e arsyeton besimin e dhënë nga gjiganti turk.

Ai kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Gazisehir Gaziantep FK.

“Krahë për krahë drejt titullit të kampionit”, ka shkruar sulmuesi i rrezikshëm kosovar në rrjetet sociale.

Formës së mirë të Muriqit po i gëzohet edhe e gjithë Kosova, pasi “Dardanët” presin shumë nga sulmuesi i tyre në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në shtator, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. 

(Kosova Sot Online)