Rodriguez tregon se si e bëri Ronaldo për veti

  • 26 August 2019 - 13:56
Rodriguez tregon se si e bëri Ronaldo për veti

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, është njëri prej çifteve më të përfolura në botë. Ishte viti 2016 kur Ronaldo e Rodriguez ishin dashuruar në shikim të parë.

Ndërsa, është vet modelja argjentinase ajo e cila e ka rrëfyer njohjen dhe lidhjen e saj me yllin portugez të futbollit, i cili e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”. 

“Takimi ynë i parë ndodhi në një ngjarje të “Gucci-t’. Aty unë punoja si agjente e shitjes. Disa ditë më vonë e pamë edhe njëherë në një ngjarje të modës të një marke tjetër, ku edhe filluam të bisedonim dhe ta njihnim njëri-tjetrin. Mund të them se dashuria në mes nesh lindi në shikim të parë dhe sot ja ku jemi”, ka deklaruar 24-vjeçarja për “The Sun”. Kjo dyshe e kanë edhe një fëmijë.

(Kosova Sot Online)