Pas fitores 5:2, Barcelona e tall Betisin në Twitter

  • 26 August 2019 - 14:30
Pas fitores 5:2, Barcelona e tall Betisin në Twitter

Përveç se e ka mposhtur në fushën e lojës, Barcelona është tallur me Real Betisin edhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime.

Menjëherë pasi Barça fitoi 5:2 ndaj Betisit në xhiron e dytë të La Ligës, faqja zyrtare e kampionit spanjoll shkaktoi zemërim në mesin e tifozëve të Betisit duke e publikuar një fotografi provokuese të Junior Firpos.

Nuk ishte vetëm fotografia që shkaktoi tërbim, por edhe mesazhi që e shoqëronte atë “Junior e di”.

Kjo i bëri tifozët e Betisit të reagojnë ashpër në rrjetet sociale.

Firpo iu bashkua Barcelonës nga Betisi këtë verë për 18 milionë euro plus 12 milionë të tjera bonuse. 

(Kosova Sot Online)