Tottenhami mund ta shesë Eriksenin me çmim të lirë

  • 26 August 2019 - 15:11
Tottenhami mund ta shesë Eriksenin me çmim të lirë

“Spurs” frikësohen se mund ta humbasin yllin e tyre këto ditë për afro 35 milionë euro

Tottenhami mund të jetë i detyruar ta shesë yllin e tij kryesor, Christian Eriksen në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori danez e ka vetëm edhe një vit kontratë dhe verën tjetër “Spurs” mund ta humbasin pa fituar asgjë, nëse nuk e shesin këtë verë.

Prandaj, “Daily Star” shkruan se nënkampion evropian po planifikon ta shesë futbollistin këtë javë.

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë të interesuar për përfaqësuesin danez, i cili mund të largohet nga Anglia para 2 shtatorit, kur mbyllet afati kalimtar.

Tottenhami mund ta shesë Eriksenin për 35 milionë euro, ndërsa interesim për futbollistin ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.

(Kosova Sot Online)