“Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salahu dhe Shaqiri”

  • 27 August 2019 - 10:37
“Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salahu dhe Shaqiri”

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun.

Granit Xhaka është njëri ndër lojtarët më të talentuar që kanë dalur nga Baseli gjatë dekadës së fundit. Ai kishte luajtur për ekipin e parë të gjigantit zviceran për dy sezone, para se ta vazhdonte karrierën në Borussia Monchengladbach dhe më vonë në Arsenal.

Ai debutoi me ekipin e aprë një vit pas Shaqirit, i cili tashmë e kishte vendosur një standard të lartë për Vogelin. Shaqiri kishte qenë lojtari kyç në suksesin e Baselit, që i kishte fituar dy tituj – ligën dhe kupën.

“Granit Xhaka  ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës time në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Vogel,

“Në vitin e parë në Kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale, ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boys, që ishte për titull”.

“Shaqiri luajti si mbrojtës i krahut të majtë kundër Seydou Doumbias, i cili i kishte shënuar 30 gola në atë sezon. Shaqiri e izoloi atë plotësisht dhe e pati një paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Kjo ishte koha kur Graniti u kë kampion bote për U-17. Ishin ndeshjet e ekipeve kombëtare dhe ne i kishim disa miqësore me Baselin. Graniti hyri në minutën e 70-të. Në minutën e 75-të e mori topin, lëvizi për disa metra dhe e dërgoi topin nga 25 metra larg me një harkim”.

“Unë ende e maj mend se pas ndeshjes, isha i ulur në autobus, dhe mendova: Ne po flasim për Shaqirin? Xhaka është më i mirë”.

“Ky ishte fillimi i dashurisë sime për të. Graniti, në moshën 18-vjeçare, ishte plotësisht i qartë për veprimet dhe pikëpamjet e tij. Ai ishte lider i lindur. Edhe Salahu ishte mbresëlënës – por në një mënyrë tjetër”.

(Kosova Sot Online)