Çekia publikon listën anti-Kosovë

  • 27 August 2019 - 13:10
Çekia publikon listën anti-Kosovë

Kombëtarja e Çekisë e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 7 shtatorit ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Republika Çeke e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Çekët do të luajnë më 7 shtator më Kosovën dhe më pas, pas tri ditësh do të përballen me Malin e Zi në këto eliminatore.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të shtunën e 7 shtatorit, duke filluar nga ora 15:00.

Në listën e Republikës Çeke janë përfshirë 19 futbollistë, ndërsa në ditët në vazhdim mund të rritet kjo listë.

Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes nuk e ka publikuar ende listën e futbollistëve.

“Dardanët” do të jenë të hendikepuar për ndeshjet e shtatorit pasi iu mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm.

Aktualisht, në Grupin A prijnë Anglina dhe Republika Çeke me nga 6 pikë, kurse Kosova i ka grumbulluar 5. 

(Kosova Sot Online)