“Ruiz është trashaluq që mund ta mposhti me njërën dorë të lidhur”

  • 27 August 2019 - 13:22
“Ruiz është trashaluq që mund ta mposhti me njërën dorë të lidhur”

Divizioni i peshës së rëndë po bëhet gjithnjë e më interesant, teksa pretendentët e shumtë mezi presin të duelojnë mes tyre për t’i mbrojtur apo fituar titujt kampionë bote.

Meksikani Andy Ruiz Jr do të zhvillojë më 7 dhjetor revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua, ku do të mbrojë titujt që ka fituar më 1 qershor.

Për këtë revansh ka folur edhe një tjetër britanik, Tyson Fury, që dikur mbante këto tituj. “Do t’ua lë në dorë fansave të mi të zgjedhin se cilën dorë do të mbaj të lidhur nga pas, sepse për të mundur Ruiz më nevojitet vetëm njëra dorë”, tha Fury.

 

“Jam 100% i sigurt që Ruiz e mund, pasi është thjesht një trashaluq që përballë meje nuk ka asnjë shans për të fituar”, tha më tej Fury. Boksieri britanik, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, do të duelojë më 14 shtator ndaj suedezit Otto Wallin në Las Vegas. 

(Kosova Sot Online)