ZYRTARE: Krasniqi – Hartel, zbulohet muaji i rimeçit

  • 27 August 2019 - 14:41
ZYRTARE: Krasniqi – Hartel, zbulohet muaji i rimeçit

Stefan Hartel ia ka dhënë mundësinë e rimeçit Haxhi Krasniqit, me të cilin do të përballet për herë të dytë për këtë vit, në muajin nëntor. Boksieri gjerman e kishte fituar duelin e parë në muajin maj, ndërsa tash boksieri kosovar është i vendosur për ta fituar meçin

Haxhi Krasniqi e kishte humbur betejën me Stefan Hartel, në duelin e zhvilluar në mes tyre në pjesën e parë të vitit 2019.

Mirëpo, boksieri kosovar e ka kërkuar rimeçin dhe këtë mundësi ia ka dhënë sot Hartel.

Prandaj, boksieri junikas do të boksojë me gjermanin në muajin nëntor të këtij viti, në duelin e dytë në mes tyre brenda një viti.

Hartel e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

Tash, ky i fundit është i vendosur ta fitojë përballjen e dytë, në mënyrë që ta vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të kampionit të botës, një ëndërr e tij e kahmotshme.

Data e saktë e meçit nuk është caktuar ende, por pa dyshim se pritet një tjetër natë spektakli i boksit. 

(Kosova Sot Online)