Napoli e do Llorenten

  • 28 August 2019 - 13:42
Napoli e do Llorenten

Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri, i cili nisi fundjavën që shkoi.

Napoli nuk ka rënë ende në sulmuesin që e do.

Klubi italian e kishte kërkuar gjatë tërë verës Mauro Icardin e Interit, por ky transferim nuk u realizua asnjëherë.

Prandaj, për të mos mbetur pa sulmues, klubi italian është përcaktuar për Fernando Llorenten.

Sulmuesi spanjoll është lojtar i lirë pasi e mbylli eksperiencën tek Tottenhami në fillim të kësaj vere.

“Football Italia” shkruan se klubi nga “San Paolo” do t’ia ofrojë 34 vjeçarit një kontratë dyvjeçare.

Mirëpo, klubi napolitan ndërkohë ka edhe pista tjera, si sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa. 

(Kosova Sot Online)